Federata e Futbollit e Kosovës, vazhdon me ndarjen e çmimit për “YLLIN E JAVËS”.
Këtë çmim për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës e ka fituar futbollisti i KF Dukagjini, Ahmed Januzi.
Sulmuesi me përvojë pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Llapit, me rezultat 2:1. Ai shënoi të dy golat për arkëtimin e tri pikëve të mëdha në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, derisa të dytin në minutën e 72-të.
Për Ahmed Jonuzin kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur më i miri i javës edhe në xhiron e 7-të, në tetor të vitit të kaluar.
Pas fitores në Podujevë, KF Dukagjini mbetet në pozitën e 8-të, por arriti në kuotën e 29 pikëve./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...