Lionel Messi iu bashkua Inter Miami verën e këtij viti kur u largua nga Parisi.
Fituesi i Kupës së Botës ka insistuar se ai është i lumtur që është pjesë e Inter Miamit, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo bashkëkombësi i tij Sergio Aguero ka paralajmëruar një rikthim të tetë herë fituesit të artë tek Barcelona.
Në një intervistë për mediumin spanjoll AS, Aguero ka thënë se është vetëm çështje kohe rikthimi i tij në Camp Nou.
“Leo gjithmonë ka thënë se e do Barcelonën, ai ende ndihet shumë i lidhur me klubin dhe qytetin”, ka thënë Aguero.
Përkundër pretendimeve të tij, Aguero e bëri të qartë se ata nuk kanë biseduar specifikisht për rikthimin e tij duke thënë se kjo temë “nuk ishte diskutuar”.
Messi kaloi më shumë se dy dekada te Barcelona duke shënuar plotë 474 gola nga viti 2004 deri në vitin 2021./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...