James Rodriguez mund të përfundojë në Premierligë.
Anëtari i skuadrës së Real Madrid, James Rodriguez, pritet të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, gjatë dritares së transferimeve të verës.
Kolumbiani nuk po arrin të bëjë një vend në formacionin e Zinedine Zidane dhe do të kërkojë një skuadër të re.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, agjenti i James është në bisedime me Manchester United, transmeton lajmi.net.
Rodriguez lidhej edhe më parë me një kalim të mundshëm tek United dhe këtë lëvizje mund ta finalizojë gjatë verës.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e United dhe cilat do të jenë kërkesat e ‘Los Blancos’, për kartonin e kolumbianit.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...