Agjenti i Philippe Coutinho-s, Kia Joorabchian ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në Premierë Ligë, shkaku që Barcelona e do në skuadër.
Braziliani kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi të Bayern Munich, me të cilit arriti të fitojë tripletën, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti ka zbuluar se menjëherë pas trofeut, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka kërkuar nga Coutinho të mos largohet ngase është pjesë e projektit.

“Koeman e telefonoi menjëherë pas fitores së Ligës së Kampionëve, të nesërmen dhe i tha se është në planet e tij dhe do donte që të rikthehej”.
“Ai duhej të rikthehej me 7 shtator, por u rikthye në fillimin e shtatorit në mënyrë që të mos humbë momentin dhe është duke u stërvitur me Barcelonën”.
“Barcelona ka ndryshuar shumë, mënyrën e filozofisë dhe lojtarët si Coutinho, Dembele dhe Griezmann do jenë pjesë e skuadrës këtë vit”, deklaroi ai.
Braziliani thuhej se kërkohej nga Arsenal-i, të cilët provuan ta huazojnë më mundësi blerje./arbresh.info.
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada