Agjenti i Nicolas Pepes ka zbuluar se anësori ishte shumë afër kalimit në Serie A gjatë verës.
Pepe ishte në prag të largimit nga Lille për kalim te Napoli para se Arsenalit të reagojë duke thyer rekordin e tyre në merkaton e transferimeve me shifrën prej 80 milionë euro të paguar për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Derisa ishte duke folur për Corriere dello Sport, Mario Giuffredi tha:
“Unë isha në Dimaro, i bindur se Napoli e kishte në duar atë”
“Fatkeqësisht, disa faktorë të tjerë patën ndikim dhe kur ne diskutuam me komisionet, Napoli është i limituar në disa operacione”
“Më pas agjentët gjithashtu shfaqën interesat e tyre”, shtoi Giuffredi.
Nicolas Pepe ka gjetur portën vetëm një herë te “Topçinjtë” në Premierë Ligë dhe ende nuk ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve të klubit në veri të Londrës./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...