Reprezentuesi italian ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të Serie A këtë edicion dhe 29-vjeçari vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesor në Stadio Diego Maradona.
Kështu, kontrata e kapitenit skadon në qershor 2022 dhe takimi i i agjentit të tij me klube të tjera do të ushtronte presion ndaj presidentit.
Insigne erdhi përmes akademisë në Napoli dhe ka luajtur 388 ndeshje zyrtare që nga debutimi i tij, duke kontribuar me 105 gola në gjithë këtë proces.
La Gazzetta dello Sport pretendon se Pisacane u takua me Rossonerët, por arsyeja për vizitën është ende e paqartë.
Një lëvizje në Milano duket shumë e vështirë, por thashethemet do të vazhdojnë për sa kohë që një marrëveshje e re nuk është nënshkruar në Napoli./lajmi.net/
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...