
Leonardo Bonucci duke festuar golin kundër Crotones
Agjenti i Leonardo Bonuccit është takuar me Paris Saint Germainin, por mbrojtësi ende nuk është i sigurt nëse dëshiron të largohet nga Milani.
Qendërmbrojtësi është kapiten i “Rossonerëve” dhe fituesi më i madh në klub pas transferimit verën e kaluar nga Juventusi për 42 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ai gjithashtu është njëri nga asetet më të vlefshme dhe ka qenë duke u përfolur për një ribashkim të mundshëm me portierin legjendar Gianluigi Buffon në Paris.
Tani, ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që agjenti Alessandro Lucci është takuar me PSG-në për të hedhur themelet e marrëveshjes dhe tashmë ekziston një mirëkuptim rreth pagës.
Bonucci nuk ka vendosur ende nëse dëshiron të largohet, pasi është duke pritur rreth vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv nëse do t’i lejojë Milanit të luaj në Evropë.
Po ashtu, asnjë marrëveshje mes klubeve nuk ekziston, por shitja e tij do t’i lejonte Milanit të mbledh të holla për merkaton e transferimeve./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit