Agjenti i Sergio Aguero, Hernan Reguera ka thënë se ai është gati të dëgjojë Manchester Cityn gjatë bisedimeve për kontratë të re.
Aguero është brenda vitit të fundit të kontratës së tij aktuale me klubin anglez.
Megjithatë, agjenti Hernan Reguera pranon se ata janë “të hapur për çdo mundësi”.
Argjentinasi ka qenë i lidhur me Interin, por edhe klube tjera të mëdha evropiane.
“Ne jemi të hapur për çdo mundësi”, ka thënë fillimisht Reguera për Fcinternews.it.
“Për momentin, unë nuk kam folur me askënd akoma, e ardhmja e tij do të vendoset në muajt e ardhshëm”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...