Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar një takim me trajnerin legjendar Arsene Wenger, gjatë qëndrimit të tij në Sydney të Australisë.
Ademi po qëndron në Sydney në kuadër të Konventës së FIFA-s dhe aty ka shfrytëzuar rastin t’i zhvillojë disa takime me njerëz të njohur të futbollit.
Njëri nga ta është edhe trajneri legjendar i Arsenalit, Wenger, për të cilin i pari i FFK-së ka pasur një krkesë.
Kryetari i FFK-së ka zbuluar se i ka kërkuar francezit organizimin e një seminari ku do të edukoheshin trajnerët.
Postimi pa ndërhyrje i Agim Ademit:
Një moment i veçantë në kuadër të Konventës së FIFA-s në Sydney ishte takimi me ish-trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger.
Diskutuam për rëndësinë e edukimit të trajnerëve dhe idenë e organizimit të një seminari me prezencën e tij nëpërmjet Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës.
Kjo do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për trajnerët tanë për fituar njohuri shtesë nga përvoja e shkëlqyeshme e një trajneri të tillë.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...