Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm sot duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas në La Liga.
Me dy golat e tij ndaj Rayos, ai shkoi në kuotën e 55 golave në karrierë me këtë ekip, duke kaluar Samuel Eto’on i cili kishte shënuar 54 sosh, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij suksesi ai pranoi një urim të vecantë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ademi përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh i kënaqur me arritjen e jashtëzakonshme të ‘piratit’ kosovar.
“Pirati i Kosovës, Vedati i historisë, kampioni ynë që po shkëlqen në Spanjë!”
“Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, në emër të bashkëlojtarëve të ekipit kombëtar dhe në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i shpreh urimet më të përzemërta kapitetin tonë Vedat Muriqi, për arritjen e jashtëzakonshme, vendosjen e rekordit të golave në klubin e tij RCD Mallorca, në njërën prej ligave më të forta në botë, La Liga të Spanjës!”
“Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga, duke qenë golashënuesi më i mirë jo vetëm te Kombëtarja jonë, por edhe te klubi i tij. Tejkalimi i një emri legjendar si Samuel Eto’o e bën këtë arritje edhe më të veçantë.”
“Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është kthyer në ambasadorin më të mirë të Kosovës dhe në simbol të krenarisë për vendin tonë”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Muriqi është në rrugë të mirë për t’u bërë edhe golashënuesi më i mirë i këtij edicioni në La Liga ku ka 21 realizime para tij është vetëm Mbappe me 23 sosh./Arbresh.info
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...