Gjilani ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Vendasit ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 23-të përmes Hasan Hysenit, i cili me kokë realizoi për 1-0 pas asistimit nga Leart Zekolli.
Feronikeli ‘74 ia doli ta dyfishojë epërsinë në minutën e 34-të, ku sërish autor i golit ishte Hyseni që realizoi për 2-0 nga penalltia.
Rikthimi i Gjilanit ndodhi në pjesën e dytë, ku futbollisti Almir Aganspahic ia doli që të realizojë të dy golat.
Aganspahic fillimisht realizoi në minutën e 53-të për të ngushtuar rezultatin në 2-1 pas asistimit nga Armend Thaçi.
Golin e barazimit ai e gjeti në minutën e 82-të duke realizuar për 2-2, kësaj radhe pasi u asistua nga Oltion Bilalli.
Gjilanasit patën mundësinë e artë për të përmbysur gjithçka, por Senad Jarovic dështoi të shënojë nga penalltia në minutën e 88-të.
Sidoqoftë, në sekondat e fundit të ndeshjes në skenë doli sërish Aganspahic i cili realizoi për 3-2 në minutën e 96-të.
Pas këtij barazimi Gjilani shkon në kuotën e 45 pikëve dhe momentalisht mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Feronikeli ‘74 tashmë të rënë në Ligën e Parë kanë 15 sosh./Telegrafi/
Inspektorati i Kryeqytetit mbyllë një punishte, ja arsyeja
Anëtari i bordit të Barcelonës: Ne mund të nënshkruajmë lojt...
Refuzohet kërkesa e Barcelonës për ta shtuar për 17 mijë kap...
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Pe...
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...