Adnan Januzaj, Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, ka thënë se do të japë maksimumin për t’ua mbyllur gojën kritikëve.
Anëtari i ri i Real Sociedadit, që u paraqit për herë të parë tek Unitedi në sezonin 2013/14, ka pasur 63 paraqitje për klubin.
Januzaj vlerësohej si ndër talentet më të mëdha në Evropë. Pas ardhjes së Louis van Gaalit, ai u huazua te Dortmundi dhe më pas te Sunderlandi, para se të shitej nga Jose Mourinho gjatë verës.
Te Real Sociedadi Januzaj kaloi për 10 milionë funte dhe tani po synon të “heshtë kritikët me paraqitjet e veta”.
“Këta njerëz nuk dinë për futboll. Nuk më intereson. Vazhdoj të punoj. Ju mund të ecni vetëm në një drejtim dhe kjo është t’ua mbyllni gojën. Sapo ta bëni këtë, ata duken qesharakë”, ka thënë Januzaj për kritikët e tij në një intervistë për “The Independent”.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë