Sulmuesi kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj është afër transferimit te skuadra në La Liga, Real Sociedad.
Gjatë vikendit, raporte të ndryshme pretenduan që reprezentuesit të Belgjikës i është thënë se nuk ka të ardhme në Old Trafford pasi ishte lënë jashtë skuadrës parasezonale të Jose Mourinhos për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari shijoi një vit të shkëlqyer në Manchester United gjatë sezonit 2013/14 duke shënuar katër herë brenda 35 paraqitjeve për “Djajtë e Kuq” nën udhëheqjen e trajnerit David Moyes.
Januzaj ka pasur probleme të shumta gjatë sezoneve të kaluara, megjithatë, pas dështimeve si një i huazuar te Borussia Dortmundi dhe Sunderlandi, sulmuesi tani është afër largimit nga Manchester United.
Bazuar në ‘Manchester Evening News’, Sociedad ka arritur një marrëveshje me Manchester United dhe reprezentuesi i Belgjikës do të udhëtojë në Spanjë për të finalizuar transferimin para fillimit të sezonit 2017/18.
Januzaj ka dështuar për të shënuar në 25 paraqitje në Premierë Ligë te Sunderlandi sezonin e kaluar./arbresh.info
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë