Adeyemi vazhdon pushimet në Kosovë, viziton një shkollë futbolli në Ferizaj

22:04 | 29 Maj 2025
D.H

Ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, po kalon një pjesë të pushimeve të tij në Kosovë dhe ka bërë një ndalesë të veçantë në Ferizaj, ku ka sjellë gëzim e emocion për dhjetëra fëmijë.

Me ftesë nga Athletic Club Ferizaj, Adeyemi ishte i ftuar special në një ndeshje miqësore mes grupmoshave 2014/2015 të dy shkollave të futbollit: Athletic Club dhe Dinamo Ferizaj.

Futbollisti i njohur gjerman shijoi nga afër lojën e të rinjve, ndërsa nuk hezitoi të zbresë në fushë dhe të luajë bashkë me ta.

Të pranishmit përjetuan momente të paharrueshme, ndërsa fëmijët kishin mundësinë unike të ndajnë fushën me një emër të madh të futbollit europian.

“Falënderojmë Karim Adeyemin për këto momente të paharrueshme që i dhuroi fëmijëve tanë. Ai tregoi thjeshtësi dhe përkushtim, duke u bërë pjesë e ditës së tyre,” shkroi Athletic Club Ferizaj.

Disa ditë më parë, gjatë qëndrimit në Kosovë, ai kishte postuar një fotografi para simbolit të UÇK-së

Karim Adeyemi është në një lidhje me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, dhe vizita e tij në Kosovë vijnë edhe për këtë arsye.

Shpërndaje në rrjete sociale