FC Ballkani ka arritur fitore ndaj FC Prishtinës në finale të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka arriti fitore përmes penalltive në fund, shkruan Arbresh.info
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar skuadrën e Ballkanit përftoren e Kupës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Urime FC Ballkani triumfi në Kupën e Kosovës!
Ky sezon ishte një dëshmi e organizimit të shkëlqyer dhe punës së palodhshme të të gjithëve në klubin tuaj. Ju u kurorëzuat si fitues të Kupës së Kosovës, duke e mundur Prishtinën në një finale emocionuese pas penalltive, 4:2 (2:2).
Profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i secilit anëtar të klubit, nga drejtuesit, stafi teknik, deri tek lojtarët e jashtëzakonshëm, e bënë të mundur këtë sukses tuajin historik.
Një përgëzim i veçantë shkon për drejtuesit e klubit, stafin e palodhur, futbollistët dhe të gjithë qytetarët e Suharekës që për herë të parë i gëzohen trofeut të Kupës së Kosovës.
Urime FC Ballkani!
Gjithashtu, me këtë rast përgëzoj edhe futbollistët e FC Prishtina që dhuruan një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë finale, e ku vetëm fati ua mohoi triumfin dhe daljen në Evropë.
/Arbresh.info/
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...