Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është pritur sot nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, në zyrën e këtij të fundit.
Gjatë këtij takimi krerët e të dy institucioneve diskutuan për gjendjen e infrastrukturës sportive në Prishtinë, si dhe për ndeshjet e ekipeve tona në garat ndërkombëtare dhe për eventet të cilat janë paraparë nga komuna që të organizohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, si dhe nevojën e ndërtimit të stadiumit të ri në kryeqytet.
Ademi e njoftojë të parin e Komunës së Prishtinës me të gjithë orarin dhe vështirësitë që po i has federata me fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, duke pas parasysh aktivitetet e ngjeshura të ekipeve Kombëtare dhe katër klubeve tona, të cilat janë duke marrë pjesë në garat evropiane, e po ashtu edhe eventet e planifikuara në stadium.
Kreu i FFK-së vuri në pah se është shumë e vështirë të ruhet fusha dhe nuk ka as hapësirë kohore për ta ndërruar barin.
Prandaj, theksoi presidenti Ademi, jemi në situatë të vështirë, pasi që Kosovës i ka mbetur vetëm ky stadium i kategorisë së IV të UEFA-s.
Me këtë rast, ai edhe një herë bëri thirrje që sa më parë të vazhdohet puna në stadiumet në të cilat janë ndërprerë punimet.
Nga ana e tij kryetari i kryeqytetit premtoi se do të angazhohet për të rregulluar dhe përmirësuar gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ai gjithashtu njoftoi se ditëve në vazhdim do të shpallet konkursi i kompanive projektuese për ta përzgjedhur projektin më të mirë për stadiumin e ri i cili do të ndërtohet në Prishtinë dhe do të jetë në shfrytëzim të plotë nga FFK-ja me ekipet Kombëtare si dhe për ngjarje tjera të kryeqytetit.
Ky stadium do të përmbushë standartet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe do të shërbejë për ndeshjet zyrtare të garave kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.
Projekti do të mbështetet në bashkëpunimin midis Komunës së Prishtinës dhe FFK-së.
Stadiumi i ri pritet të ketë një kapacitet prej rreth 25.000 ulësesh dhe do të plotësojë kërkesat e publikut të kryeqytetit dhe të gjithë Kosovës.
Presidenti Ademi dhe ekipi i tij u shprehën të kënaqur me takimin dhe diskutimet e zhvilluara me kryetarin Rama dhe uruan që ky projekt të realizohet sa më shpejtë.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...