Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për ta shpallur ta pavlefshëm dënimin e tij me nëntë muaj burgim dhe për ta kthyer tërë lëndën në rigjykim, duke pretenduar se kjo e vërtetën pafajësinë e tij për akuzat për veprën penale detyrim në tentativë.
Në korrik të vitit 2019 Ademi u dënua nga Gjykatës Themelore të Prishtinës me nëntë muaj burgim për një vepër penale nga viti 2012, që nuk kishte ndërlidhje me futboll, dhe vendimi i gjykatës u mbajt në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në shkurt të këtij viti, pas ankesës së Ademit, raporton Gazeta Express.
Në lidhje me këtë, Ademi ka thënë për uebsajtin e FFK-së: “Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës. Me këtë aktgjykim, u konfirmuan shkeljet e shumta në të cilat ishin përfshirë Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit të Kosovës, të cilat padrejtësisht më shpallen fajtor në lidhje me veprën penale që pretendohej nga prokuroria.”
Numri një i shtëpisë së futbollit kosovar, shtoi: “Që nga fillimi i këtij procesi penal, kam qenë i bindur në pafajësinë time dhe besimin në drejtësi, të cilën e vërtetoi edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me kthimin e çështjes në rivendosje. Besimi im në organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës nuk ka munguar asnjëherë, ashtu që ky besim më është shtuar pas këtij vendimi të drejtë dhe të ligjshëm për të cilin u njoftova sot.”
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër