Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale

23:39 | 30 Mars 2026
D.H

Në prag të finales së madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, është zhvilluar një takim i rëndësishëm ndërmjet drejtuesve të dy federatave.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka mirëpritur në një darkë tradicionale delegacionin e lartë të TFF-së, të kryesuar nga presidenti İbrahim Ethem Hacıosmanoğlu.

Në këtë takim morën pjesë edhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar, përfshirë Servet Yardımcı, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, legjenda e FIFA-s Marcelo Balboa, si dhe përfaqësues të FIFA-s si Ben O’Neill dhe Richard van Poortvliet.

Ky takim vjen në një moment shumë të rëndësishëm për të dyja përfaqësueset, teksa përballja e ardhshme konsiderohet historike.

Sipas Ademit, kjo mbrëmje shërbeu për të rikonfirmuar lidhjet e forta dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet dy vendeve.

Ai gjithashtu shprehu respekt për mysafirët nga Turqia dhe theksoi dëshirën për një ndeshje me “fair-play” dhe spektakël në fushë.

Kualifikimi në Kupën e Botës mbetet një ëndërr e madhe për Kosovën, ndërsa një arritje e tillë do të përbënte një hap gjigant në afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar.

Shpërndaje në rrjete sociale