Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me ud.sekretarin e përgjithshëm, njëherësh drejtorin teknik, Marcus Weidner, kanë pritur sot në takim dy të deleguarit e FIFA-s për zhvillimin e futbollit, Juerg Nepfer dhe Tomas Danilevicius, ky i fundit konsulent për zhvillimin rajonal të futbollit.
Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi ka njoftuar zyrtarët e FIFA-s për zhvillimet e përgjithshme në futbollin kosovar dhe për projektet e vazhdueshme të FFK-së, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e pandalshme të FIFA-s ndaj këtyre projekteve.
Nga ana tjetër, të deleguarit nga FIFA, Nepfer dhe Danilevicius, kanë theksuar përkrahjen e vazhdueshme të FIFA-s për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kanë nënvizuar rëndësinë e angazhimit më të madh të shtetit për të mbështetur FFK-në në zhvillimin e futbollit, veçanërisht në aspektin e përmirësimit të infrastrukturës sportive.
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...