AC Milani ka ndarë pikët edhe në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Torinos.
Gjiganti italian ka barazuar edhe në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A kundër Torinos në Olimpico Grande, shkruan portali arbresh.info.
Pas penaltisë së humbur nga Andrea Belotti në minutën e 4′, skuadra e Gennaro Gattusos siguroi epërsinë përmes Giacomo Bonaventuras ende pa u bërë dhjetë minuta lojë. Anësori realizoi supergol nga distanca duke i siguruar avantazhin skuadrës së tij.
Mysafirët arritën të udhëheqin në Olimpico Grande të Tornios deri në minutën e 70′ të ndeshjes, kuyr Lorenzo De Silvestri realizoi me kokë për 1 me 1 duke barazuar shifrat.
Kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore (katër barazime, një humbje) e Kuqezinjve në Serie A.
AC Milani tani ka 54 pikë, 10 larg nga zona e Ligës së Kampionëve, ndërsa Torino gjendet në pozitën e dhjetë me 47 pikë./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...