Gjiganti në Itali, AC Milani ka reaguar duke konfirmuar se janë ende të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
“Rossonerët” janë përpjekur për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Italisë gjatë verës së kaluar, por dështuan për të plotësuar kërkesën prej 100 milionë euro të Granatas, transmeton portali arbresh.info. Por, pavarësisht nënshkrimit me Andre Silvan dhe Nikola Kalinic, AC Milani duket qartë se nuk është duke hequr dorë për të joshur Andrea Belottin për transferim në San Siro.

“Belotti? Është tashmë e ditur që ne jemi përpjekur për të sjell atë në Milan, por ishte shumë e vështirë për shumë arsye”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Massimiliano Mirabelli.
“Ende, ai është lojtar i mirë, një tifoz i Milanit dhe nuk i dihet, ndoshta një ditë ai do të bartë fanellën që ka ëndërruar për të veshur që kur ishte fëmijë”
Pas realizimit të 26 golave në ligë sezonin e kaluar, Belotti ka pasur probleme me formë këtë sezon dhe ka arritur të shënoj vetëm katër gola deri tani në Serie A./arbresh.info/
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...