Leonardo Bonucci beson që Milani ishte i “frikësuar dhe shqetësuar” nga Arsenali mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Rossonerët” u mposhtën në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë me rezultat 2 me 0 nga Arsenali, shkruan portali arbresh.info.
“Në pjesën e parë kishte frikë dhe shqetësim. E gjithë kjo do t’i ndihmojë lojtarëve të fitojnë eksperiencë”, ka thënë kapiteni për ‘Sky Sports Italia’.
“Në ndeshjen kthyese do të jetë e vështirë për të rikthyer gjërat, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Ne nuk mund të nisemi duke dështuar për tu mbrojtur si dhe për të sulmuar si një skuadër”

“Ne nuk mund të arrinim në formë të duhur dhe Arsenali lëvizte topin shumë shpejtë duke na ndarë neve. Nëse shkojmë në Londër me frymën që shfaqëm në pjesën e dytë atëherë ne mund të marrim një rezultat”
Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey ishin golashënuesit për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger./arbresh.info/
AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Ser...
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë...
Henry: Real Madrid mendonte se ishte i paprekshëm, tani tifo...
Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të ...
Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i arr...
Kurti në Tryezën e Dialogut Ndërfetar: Bashkëjetesa, vlerë t...