AC Milani, e vetmja skuadër e pamposhtur në top pesë ligat evropiane

07:37 | 14 Dhjetor 2020

AC Milani të dielën me shumë vështirësi ia doli të fitojë një pikë ndaj Parmas.

Humbja e Atletico Madridit ndaj rivalit Real Madrid, ka bërë që Milani të jetë e vetmja skuadër e pamposhtur.

Sipas OptaPaolo, “Rossonerët” janë e vetmja skuadër e pamposhtur në top pesë ligat evropiane që nga rikthimi i futbollit në mars, përcjellë lajmi.net.

Gjiganti italian vazhdon të mahnitë të gjithë, andaj shihet si kandidatë për titull këtë edicion.

Lajmet më të lexuara