Derbi i madh në Itali i zhvilluar pasditen e sotme (e mërkurë) ka përfunduar pa gola.
AC Milani dhe Interi kanë barazuar 0 me 0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Lojtari me notën më të lartë të këtij takimi është mesfushori Marcelo Brozovic. Ylli i Interit është vlerësuar me notën 8.2 për paraqitjen solide kundër skuadrës së Gennaro Gatussos.
Me notë të lartë nga djelmoshat e Spallettit është vlerësuar edhe Handanovic (7.6).
Mbrojtësi i krahut të djathtë i AC Milanit, Davide Calabria është lojtari me notën më të lartë tek “Rossonerët” (7.8)./arbresh.info/

SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz