Palët janë të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin duke u lidhur me një kontratë afatgjate
Tammy Abraham i ka nisur bisedimet me Chelsean për kontratën e re, njofton mediumi britanik “Metro Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Sulmuesi anglez i ka edhe dy vjet kontratë, por “Blues” janë të interesuar ta bllokojnë atë me një kontratë të re.
Rroga e madhe e lojtarit për momentin ka bërë që Chelsea të shikojë edhe alternativa të tjera.
Sidoqoftë, edhe nëse Të Kaltrit e transferojnë një sulmues tjetër, Abraham nuk pritet të lëvizë nga “Stamford Bridge”.
Nga Londra mund të largohet megjithatë Olivier Giroud në fund të sezonit.
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...
Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i...