Sulmuesi Tammy Abraham pritet të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të këtij edicioni, përcjellë “The Athletic” të enjten.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Chelseat kanë vendosur ta nxjerrin Abrahamin në shitje pasi sulmuesi anglez ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2023.
Te Chelsea, besojnë se mund të marrin një ofertë deri në 40 milionë euro Abrahamin, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë edicion. Me ardhjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel sumuesi Abraham po ka hapësirë më të vogël.
Sulmuesi anglez këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat për londinezët. Abraham po ashtu ka edhe gjashtë ndeshje dhe një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Anglisë.
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...