Pyetja e parë që ka ardhur në mendjen e të gjithëve menjëherë pas disfatës së Argjentinës kundër Francës ishte nëse Lionel Messi do të luaj sërish për kombëtaren e tij në vitin 2022 në Katar.
Gonzalo Higuain, Angel Di Maria, Sergio Aguero dhe Javier Mascherano ishin të gjithë pjesë e një gjenerate të vlerësuar shumë, por ky i fundit është i pari që ka njoftuar për pensionimin e tij nga detyra me kombëtaren, transmeton portali arbresh.info.
Atyre mund t’iu bashkohet edhe Messi, i cili në të kaluarën ishte larguar përkohësisht nga Argjentina pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit.
Lojtari i Barcelonës do të jetë 35 vjeçar në atë kohë pas rreth katër viteve e gjysmë sepse turneu është shtyrë deri në dimër për shkak të nxehtësisë.
Vetëm sulmuesi do ta dijë nëse ai do të ketë mundësi për të fituar një Kampionat Botëror të paktën një herë në mënyrë që të barazohet me Diego Maradonan./arbresh.info/
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...