Situata me Covid-19 mund të çojë në një situatë të pazakontë dhe Liverpool mund të humbë qëllimisht një ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Secili vend ka protokolle dhe masa të ndryshme për Covid-19, dhe ndalimet e fundit të udhëtimit në Danimarkë dhe Angli mund të jenë një problem për Liverpool.
Gjegjësisht, sipas rregullave, nëse Liverpool shkon të vizitojë Midtjylland do të duhet të jetë në karantinë prej 14 ditëve kur të kthehet në Angli dhe kjo do të thotë që nuk do të luajë në Premierligë, përcjell lajmi.net.
Për shkak të kësaj situate, mediat në Ishull shkruajnë se Liverpool synon të mos udhëtojë në Danimarkë dhe ta humbas atë ndeshje me rezultat zyrtar 3-0. Ky nuk do të ishte problem për Liverpoolin, duke qenë se “Të Kuqtë” tashmë kanë nëntë pikë nga tre ndeshjet e para.
Liverpool nuk do që as lojtarët e rinj të marrin pjesë këtë ndeshje.
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...