Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin përkatës për ndeshjen e katërt të serisë finale të playoffit të Superligës, ndërsa në dënimet e shqiptuara nga Komisioni i Garave ka dënime vetëm për KB Yllin.
Ylli fitoi Trepçën në ndeshjen e katërt të serisë së playoffit, ndërsa me këtë fitore barazoi serinë në 2-2 dhe tashmë kampioni i ri i Kosovës do të vendoset në ndeshjen e pestë të serisë finale që do të luhet në “Minatori”.
Sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes KG i FBK-së ka dënuar Yllin me 700 euro, ku për mosrespektim të Nenit 53.3 dhe 51.13 klubi suharekas është dënuar me 200 dhe 500 euro, përkatësisht.
Neni 53.3 dënon për “Nëse ndonjëri prej personave zyrtarë paraqitet me veshje të papërshtatshme” ndërsa 51.13 dënon për “Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes”.
Për gabime teknike gjatë ndeshjes, dënim ka marrë vetëm trajneri i Yllit, Petar Mijovic që me PG sipas Nenit 52.4 u dënua me 300 euro.
Ndeshja e pestë finale dhe vendimtare e serisë luhet në “Minatori” të Mitrovicës më 23 maj, ku ekipi fitues do të bëhet edhe kampion i ri i Kosovës për stinorin 2023/24.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë