Milan mbrëmë fitoi ndaj Napolit derbin e xhiros së pestë me rezultat 2-1. Ky rezultat e dërgon skuadrën e Allegrit në pozitën e parë me pikë të njëjta me Napolin dhe Romën.
Gjurmë të mëdha në këtë ndeshje la edhe Luka Modric, i cili përkundër zhvilloi super paraqitje dhe luajti gjithë ndeshjen, shkruan Arbresh.info.
Paraqitjet e ikonës kroate, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare vazhdon t’i befasojë shumë tifozë të futbollit.
Modriq ka thënë se dashuria e tij për lojën është arsyeja kryesore pse është ende në gjendje të bëjë paraqitje të nivelit të lartë.
“Është thjesht dashuri për lojën, unë e dua shumë futbollin. Qëkur kam lindur, kur shoh foto nga fëmijëria ime, jam aty me topin. E dua shumë futbollin, kjo është arsyeja që më mban të motivuar. Kur fiton gjëra, me këto shifra, është një ndjenjë unike. Kjo është ajo që më mban të motivuar, jam ende i motivuar për të fituar gjëra sepse është një ndjenjë e mrekullueshme. Në futboll, gjithmonë duhet ta provosh veten. Për shkak të kësaj, jam ende në këtë nivel”, ka thënë futbollisti kroat.
Kujtojmë se Luka Modric u transferua si lojtar i lirë nga Real Madridi tek Milani pas një super karriere me ‘mbretërit’./Arbresh.info
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...