Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për incidentet gjatë ndeshjes ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Tifozë shqiptarë shkaktuan shqetësime duke ndezur flakadanë, hedhur sende në fushë dhe transmetuar mesazhe të papërshtatshme, duke dëmtuar imazhin e ekipit kombëtar dhe futbollit shqiptar.
FSHF bën thirrje për përgjegjshmëri ndaj tifozëve dhe respekt të rregullave në mbështetjen e Kombëtares në EURO 2024, duke synuar një sjellje korrekte dhe respekt për kundërshtarët.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA: “Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve”.
“Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.
“Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit evropian. /Telegrafi/
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...