Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë qëndrimit disaditor në Gjermani me bashkëpunëtorët e tij, sot ka takuar ish-nënkryetarin e Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Milkoreit.
Në këtë takim, presidenti Ademi e falënderoi sërish z. Milkoreit për kontributin e jashtëzakonshëm të tij personalisht por edhe të Federatës Gjermane në procesin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në instancat ndërkombëtare, UEFA e FIFA,
Presidenti Ademi, poashtu e falënderoi Milkoreit edhe për ndihmat tjera të shumta që ai dhe DFB-ja kanë dhënë pë zhvillimin e futbollit në Kosovë, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në anën tjeter, Milkoreit u shpreh i lumtur me zhvillimin që ka bërë futbolli i Kosovës, duke shtuar se ky progres i FFK-së është edhe një deshmi se kauza e atyre viteve ka qenë e drejtë dhe FFK-ja sot me meritë është në gjirin e Federatave evropiane.
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...