Vjosa Osmani dorëzon flamurin shtetëror për Ekipin Olimpik të Kosovës

21:05 | 12 Korrik 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dorëzuar flamurin shtetëror sportistëve të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020”.

Në fillim të ceremonisë, i është dhënë fjala Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili falënderojë kryesisht xhudistën, Majlinda Kelmendi e cila para 5 vite në Rio de Janiero ka fituar medaljen e artë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe emra të njohur të skenës politike dhe atë sportive.

Krasniqi poashtu në emër të komitetit, u ka uruar suksese sportistëve të cilët do të udhëtojnë për në Tokio.

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se është e lumtur dhe krenare për të organizuar një ceremoni të tillë.

“Ju duhet të fitoni edhe ketë herë, në mënyrë që të gjithë se bashku të festojmë dhe të vazhdoni traditën në vendin tonë” ka thënë Osmani.

“Në këtë udhëtim një popull i terë është me ju, zoti jua dhashtë të mbarën, paçi fat” – ka shtuar Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndryshe Kryeministri Albin Kurti nga pamundësia e prezencën për shkak të vizitës zyrtare në Greqi, ai ka dërguar një video mesazh për të gjithë pjesëmarrësit, duke i uruar fat dhe suksese në lojërat Olimpike.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe orkestra e fakultetit të Artit të UP-së.

Flamuri i është dorëzuar sportistes Majlinda Kelmendi e cila do të mbaj flamurin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara