22 vite më parë, Anglia dhe e gjithë bota panë francezin Erik Cantona të humbiste qetësinë, të braktiste logjikën dhe të përdorte një goditje të stilit kung fu, për të goditur një tifoz që po e ofendonte.
Luhet Crystal Palace-Manchester United, Kantona u ndëshkua me karton të kuq dhe pas disa protestave, u nis për në dhomat e zhveshjes.
Megjithatë, një tifoz diçka i tha që çoi te gjesti i çmendur i francezit: një ofendim nga nëna dhe nga kombësia, thonë dëshmitarët e pranishëm.
Një kërcim spektakolar dhe Kantona përfundoi mbi tifozin trim, gjest që i kushtoi futbollistit të famshëm 9 muaj pezullim, 20,000 sterlina dhe 120 orë shërbimi në komunitet.
Karriera mori për ters, por Kantona kaloi nga idhull në një mit për tifozët e Manchester United, sepse u soll si njëri prej tyre, duke reaguar ashtu si reagohej në stadiumet angleze në raste të tilla. Aq më shumë kur u zbulua që tifozi që e ofendoi ishte edhe një naziskin në bindje politike.
Kanë hyrë në histori fjalët e francezit legjendar: “Momenti im më i mirë? Kam shumë, por preferoj më shumë nga të gjithë momentin kur godita huliganin“.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje