Karim Benzema është duke bërë sezonin më të mirë që kur u bashkua me Real Madridin.
Largimi i Cristiano Ronaldos i ka lënë hapësira të mëdha francezit për të treguar potencialin e tij para portës.
Benzema ka shënuar 23 gola këtë vit me Real Madridin (12 këtë sezon dhe 11 sezonin e kaluar), shkruan Indeksonline.
Gjashtë nga ato golat kanë qenë në gjashtë fitoret e fundit të ekipit. Një gol për ndeshje mesatarisht.
Sezonin e kaluar ai ishte afër (21 gola, katër prapa Messit) dhe e luftoi atë deri në ditët e fundit.
Këtë sezon ai vjen në Krishtlindje si i pari në atë klasifikim me tetë gola, njësoj si Iago Aspas (Celta) dhe Gerard Moreno (Villarreal).
Ata janë të barabartë, por merita e madrilenit është më e madhe, sepse ai është i vetmi që nuk ka shënuar nga penalltia./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...