Roberto Carlos i është nënshtruar një operacioni në zemër, duke shqetësuar botën e futbollit, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Lajmi është konfirmuar nga Sky Sport, që bën të ditur se ish-legjenda e Real Madridit dhe e kombëtares së Brazilit ka kryer ndërhyrjen në mënyrë të planifikuar dhe pa komplikime.
Sipas burimeve pranë familjes, operacioni ka qenë i nevojshëm për të korrigjuar një problem kardiak të evidentuar gjatë kontrolleve mjekësore rutinë. Ndërhyrja është kryer nga një ekip i specializuar dhe Roberto Carlos po kalon fazën e rikuperimit nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.
Ish-mbrojtësi i famshëm, i njohur për goditjet e fuqishme dhe karrierën e jashtëzakonshme në futbollin botëror, ka marrë mesazhe të shumta mbështetjeje nga ish-shokë skuadre, klube dhe tifozë nga e gjithë bota, transmeton Kl.
Sky Sport raporton se gjendja e tij është pozitive dhe se nuk ka arsye për alarm. Në ditët në vijim pritet që Roberto Carlos të dalë me një mesazh publik për të falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë moment delikat, ndërsa rikthimi i tij në aktivitetet e përditshme do të bëhet gradualisht, sipas këshillave të mjekëve.
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...
Miratohet nisma për marrëveshje të sigurisë Kosovë–Mbretëria...
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...