Një sport siç është kartingu i cili të jep adrenalinë dhe shumë argëtim, një pistë për këtë sport sapo është hapur në Prishtinë, me saktësisht në Hajvali.
Ky lloj sporti është shumë i përhapur në botë, po ashtu edhe në Kosovë.
Vite më parë në Kosove është hapur një federatë për sporte automobilistke e cila është federata e autosporteve të Kosovës. Po ashtu ka grupe dhe shoqata të ndryshme të cilat organizojnë gara dhe kampionate në kategori te ndryshme.
Interesimi për kartingun është shumë i madh, andaj se nga ka ardhur ideja e krijimit të pistës për këtë sport na tregon njëri ndër pronaret, Faton Kosumi.
Ky sport së pari është zbuluar në Amerikë.
Artisti amerikan Ingles, i cili ka qenë ndërtues i makinave për gara, është krijuesi i makinës se kartingut apo ndryshe siç njihen formula të vogla.
Kartingu po ashtu konsiderohet si sport ekstrem dhe aktualisht është bërë shumë i përhapur në Evropë.
Përveç adrenalinës ky sport është edhe shumë argëtues.
Personat që pëlqejnë shpejtësinë mund të vijnë tek go-kart Prishtina për të shijuar një eksperiencë të re.
Në lidhje me lokacionin dhe çmimoren na flasin pronaret e pistës se go-kart Prishtina në storien e përgatitur nga arbresh.info./Kasim Gërbeshi/arbresh.info/

Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...