Plasni adrenalinën në karting, tashmë edhe në Prishtinë

16:02 | 25 Qershor 2021
V. S.

Një  sport siç është  kartingu i cili të jep adrenalinë dhe shumë argëtim, një pistë për këtë sport sapo është hapur në Prishtinë, me saktësisht në Hajvali.

Ky lloj sporti  është shumë i përhapur në botë, po ashtu edhe në Kosovë.

Vite më parë në Kosove  është hapur një federatë  për sporte  automobilistke e cila është federata e autosporteve të Kosovës. Po ashtu ka grupe dhe shoqata të ndryshme  të cilat organizojnë gara dhe kampionate  në kategori te ndryshme.

Interesimi  për kartingun është shumë i madh,  andaj se nga ka ardhur ideja e krijimit të pistës  për këtë sport na tregon njëri ndër pronaret, Faton Kosumi.

Ky sport së pari është zbuluar në Amerikë.

Artisti amerikan Ingles,  i cili ka qenë ndërtues i makinave për gara, është krijuesi i makinës se kartingut apo ndryshe siç njihen formula të vogla.

Kartingu po ashtu konsiderohet si sport ekstrem dhe aktualisht është bërë shumë i përhapur në Evropë.

Përveç adrenalinës ky sport është  edhe shumë argëtues.

Personat që  pëlqejnë shpejtësinë mund të vijnë tek go-kart Prishtina për të shijuar  një eksperiencë të re.

Në lidhje me lokacionin dhe çmimoren na flasin pronaret  e pistës se go-kart Prishtina në storien e përgatitur nga arbresh.info./Kasim Gërbeshi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale