Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se Jose Mourinho i ka dërguar atij një mesazh para se të njoftoj rikthimin e tij në Serie A me klubin e Romës.
Trajneri portugez ka qëndruar në kontakt me ish-presidentin e Nerazzurrëve pas kohës së tyre të suksesshme së bashku në Giuseppe Meazza.
Dje (e martë), Roma njoftoi Mourinhon si trajnerin e tyre të ri nga sezoni 2021-22 dhe ish-trajneri i Portos, Real Madridit, Chelseat dhe Manchester Unitedit ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me klubin La Lupa.
“Mourinho më dërgoi një mesazh. Konkret si zakonisht. Tri fjalë. Nuk duheshin më shumë. Ai shkroi: ‘Shihemi së shpejti’”, ka thënë fillimisht Moratti për Corriere della Sera.
Moratti tha se ai është i lumtur për ish-trajnerin e tij dhe konfirmoi që ata kanë mbajtur kontakte për 11 vitet e fundit.
“Ka një respekt, shpresoj të jemi të ndërsjellë. Nga ana ime, e padiskutueshme. Dhe do të të besoj se jam shumë i lumtur për të”.
“Unë i thashë dhe do t’ia përsëris në mundësinë e parë. Është një projekt i mirë, një shesh i bukur, tifozë të mirë, një aventurë e shkëlqyer për pronarët e Romës”.
“Mourinho do të bëjë mirë. Ose të paktën, ka kushte që kjo të ndodhë”.
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale