Trajneri i Barcelonës, Xavi u ankua për kushtet e fushës pas barazimit pa gola të skuadrës së tij me Getafen të dielën pasdite.
“Blaugranët” u ndalën në një barazim 0-0 kundër Getafe, duke arritur vetëm tre goditje në portë e Coliseum Alfonso Perez.
Xavi theksoi se fusha dhe orari i ndeshjes i bënë keq Barcelonës.
“Na ka lënduar, por ne e dinim tashmë. Dje u stërvitëm me një fushë të thatë në Barcelonë sepse e dinim për këtë situatë. Është shumë e vështirë për lojtarët të luajnë në këtë gjendje. Është e keqe për shfaqjen dhe madje edhe për Getafen, sepse topi ngec. Ne jemi mësuar të luajmë pa diell dhe të luajmë natën. Është një tjetër dëshmi. Ne stërvitemi gjithashtu për të luajtur në bar të thatë. ”
Barcelona aktualisht kryeson La Liga-n me 11 pikë me nëntë ndeshje të mbetura, megjithatë, ata janë pa fitore në tre garat e tyre të fundit./Arbresh.info/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...