Vinicius Junior e kaloi një tjetër natë me emocione të përziera.
Braziliani u zgjodh si kapiten i ri i Real Madridit shkaku i mungesës së dy kapitenëve, Luka Modrić e Lucas Vázquez në formacionin startues.
Mirëpo, nderi i kapitenit dhe fitorja me rezultat 1:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey u zbehën kur ylli brazilian u përball me rastin e ri të racizmit, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.
Pak para se të kryhej pjesa e parë, gjyqtari José María Sánchez vendosi ta ndërpriste lojën.
Një vendim që fillimisht ishte e vështirë të kuptohej, por që më pas u zbulua ky rast kur në ekranin e madh të stadiumit u shfaq mesazhi i qartë kundër racizmit, i cili ka marrë hov të madh në vitin e fundit në Spanjë.
Në disa video që po qarkullojnë shihen disa tifozë të Real Sociedadit të bënin gjeste të majmunëve për ta fyer Viniciusin, i cili megjithatë e ruajti qetësinë dhe madje edhe buzëqeshi, duke e kaluar lehtësisht këtë situatë të vështirë.
Pas disa minutash të ndërprerjes së lojës, gjithçka iu rikthye normalitetit.
Por, natyrisht se tifozët që e shkaktuan këtë skandal në llogari të 24 vjeçarit brazilian, do të dënohen, mund të ndodh edhe me burg.
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...