UEFA ka dënuar me gjobë klubin e Egnatias për incidentet e ndodhura në sfidën e kthimit me Borcin në Elbasan, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Organi më i lartë i futbollit në Europë ka zgjedhur të dënojë me 10 mijë euro kampionët e Shqipërisë, por duket se ka toleruar boshnjakët.
Këta të fundit u bënë faktor e ndërprerjes së sfidës së parë, me tifozët që bënë thirrje anti-shqiptare.
“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s./tch
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...