Turqit marrin rrugë drejt Kosovës

16:09 | 30 Mars 2026
D.H

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës për ndeshjen jetike në play-offin e Kupës së Botës.

Para disa minutash, lojtarët dhe stafi kanë marrë rrugë drejt Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

Kombëtarja turke pritet të jetë rreth orës 18:00 në “Fadil Vokrri” ku edhe do të kryejnë ecjen rutinore në fushë, kurse stërvitje nuk do të mbajnë, pasi e kanë përfunduar në Turqi.

Në orën 18:15 pritet të mbahet konferenca për media e selektorit të Turqisë, Montella.

Ndryshe, sfida mes Kosovës dhe Turqisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fituesi i kësaj përballje pret biletën për Kampionatin Botëror./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale