Një video është bërë virale në rrjetet sociale që tregon një përleshje që ndodhi mes lojtarëve dhe stafit stërvitor të Atletico Madrid dhe Manchester City në tunelin që çon në dhomat e zhveshjes së Estadio Wanda Metropolitano.
Jack Grealish dhe Stefan Savic u panë duke shkëmbyer fjalë para se të largoheshin nga njëri-tjetri, por në atë moment Kyle Walker u shfaq duke i hedhur benzinë jarrit.
Mbrojtësi i djathtë i Manchester City shtyu fizikun e Atletico Madrid, David Lora , me Sime Vrsaljko që donte për t’u përballur me Walker dhe të riun Liam Delap.
??| The tunnel after the game was over. pic.twitter.com/YVWIE5iAwQ
— Atletico Universe (@atletiuniverse) April 13, 2022
Ndërkohë, produkti i akademisë Romeo Lavia shkëmbeu fjalë me Vrsaljkon, ndërsa Ederson bëri gjeste me gisht.
Videoja u transmetua në TV dhe policia duhej të ndërhynte për të qetësuar gjendjen në tunel.
Manchester City sapo kishte vulosur kualifikimin për në gjysmëfinale pasi mposhti Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 1-0.
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja