Sportistët serbë që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe kanë arritur fitore të medalje në “Paris02024”, kanë festuar të hënën në Beograd.
Mirëpo festa e tyre u shoqëruar tërësisht me këngë nacionaliste për Kosovën, shkruan Arbresh.info.
Mediumi serb, “Telegraf.rs” ka publikuar video të festës ku dëgjohet sportistët e tyre si tenisti i njohur, Novak Gjokoviq duke kënduar këngën “Oj Kosovo oj Kosovo”.
Kjo nuk është hera e parë që sportisti në fjalë, ka bërë thirrje nacionaliste apo edhe ka kënduar këngë nacionaliste.
Kjo këngë nacionaliste përmban fjali si “e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” e “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.
Gjokoviqi dhe sportistë të tjerë serbë tashmë njihen për shpërfaqje të propagandës serbe edhe në sporte të ndryshme.
Kujtojmë rastin kur Gjokoviq në turneun e famshëm të tenisit “Davis Cup” vendos të hyjë pikërisht më këngë nacionaliste, ku edhe ka nxitur reagime të shumtë. /Arbresh.info
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut