Mohamed Salah është njëri ndër mes shumë lojtarëve që pritet të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar dimëror në janar.
Sulmuesi egjiptian është përfolur se do të vazhdojë karrierën e tij në ligën arabe, ndërsa skuadra angleze tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan Arbresh.info.
Mediat e huaja kohëve të fundit kanë raportuar se skuadra Al-Ittihad janë në gjendje t’i ofrojnë plotë 150 milionë funte për kartonin e “Mbretit Egjiptian”.
Mediumi anglez, “TheMirror” ka raportuar se tanimë Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah-s dhe ai është Leroy Sane.
Ish-lojtari i Manchester Cityt i cili tanimë luan në Bundesliga për Bayern Munich, mund të rikthehet përsëri në ligën angleze.
“TalkSport” ka shkruar se Jurgen Klopp është një admirues i madh i gjermanit dhe e dëshiron atë në skuadër.
Vlera aktuale e Mohamed Salah në treg është 65 milionë euro, mirëpo kjo shifër pritet të dyfishohet nga “sheikët arab”.
“Faraoni” është paraqitur në 226 ndeshje me fanellën e Liverpoolit që nga sezoni 2017/18 e deri më tani, duke shënuar 142 gola dhe duke krijuar 66 asistime.
Pritet që ditëve në vijim të ketë lëvizja nga ana e lojtarit, gjithashtu edhe të skuadrës angleze. /Arbresh.info/
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...