Presidenti i Cluj, Cristi Balaj, ka sqaruar situatën mbi transferimin e Ermal Krasniqit nga Ballkani.
Balaj e ka konfirmuar se Cluj ende nuk e ka paguar tarifën prej 200 mijë euro, por kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi të Ballkanit.
“Afati ishte në pjesën e dytë të marsit. Jemi vetëm në fillim të muajit prill dhe u kërkua të ribëhej fatura sepse nuk duhej të futej taksa e solidaritetit. Ata ndoshta nuk kanë përvojën e shitjeve ndërkombëtare dhe në momentin që do të shfaqet fatura, atëherë do të zgjidhet ky problem. Bëhet fjalë për 200 mijë euro nga të cilat duhet të ulet tarifa e solidaritetit” , tha Balaj për FANATIK SUPERLIGA.
Në 15 ndeshjet me fanellën e CFR-së, Krasniqi ka shënuar pesë herë dhe ka realizuar një asistim vendimtar.
Derisa lojtari kosovar është pëlqyer edhe nga Lazio dhe sipas Balaj ai mund të shitet për një shumë rreth pesë milionë euro./Arbresh.info/
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...