Një gol i Calderón në minutën e trembëdhjetë dhe një pritje spektakolare e portierit kroat, Kristijan Kahlina, pas një goditjeje me kokë të ekuadorianit Leonardo Campana në minutën e 90-të vendosën duelin Charlotte – Inter Miami (1-0), në javën e fundit të sezonit të rregullt të MLS.
Charlotte ishte një nga pesë skuadrat që kishin ende një shans për të arritur në play off, por i nevojitej fitorja dhe disa rezultate negative nga Montreali dhe Chicago Fire.
Humbja e kanadezëve kundër Columbus Crew dhe Chicago Fire në fushën e New York City, me një gol të mrekullueshëm të argjentinasit Julián Fernández, i dha Charlotte biletën për raundin tjetër.
Inter Miami, i udhëhequr nga trajneri argjentinas Gerardo “Tata” Martino, e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parafundit, pasi fitoi vetëm 14 nga 34 ndeshjet e zhvilluara.
Messi, titullar pas më shumë se një muaji
Messi u rikthye në njëmbëdhjetëshen e parë për herë të parë që nga 20 shtatori, kur pësoi një dëmtim në një duel kundër Torontos, që bëri që ai të humbiste katër ndeshje, duke përfshirë finalen e Kupës së Shteteve të Bashkuara të humbur kundër Dynamo Houston.
Messi e nisi së bashku me Leonardo Campanan, por ndryshimi në objektiva ishte i dukshëm që në minutën e parë, me Charlotte të vendosur për të luftuar në çdo top në kërkim të një fitoreje për të shkuar në play-off kundër një Interi që luante vetëm për të respektuar kampionatin.
Impejimi i Charlotte u shpërblye në minutën e 13-të, kur Kerwin Calderón shënoi golin e katërt sezonal, pas asistit të dhënë nga Kamil Jozwiak./ss
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...