Liverpool do të kërkojë të vazhdojë serinë e tyre të fitoreve në Premier League kur të udhëtojë te Leicester City të hënën.
“Reds” kanë fituar gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, të cilat përfshinin një fitore 4-3 ndaj rivalëve për top-katër Tottenham Hotspur.
Liverpool ka disa lojtarë që janë në gjendje t’i shkaktojnë probleme Leicesterit dhe do të duhet të vazhdojnë të fitojnë për të ushtruar presion ndaj Newcastle-it të vendit të tretë dhe Manchester Unitedit të vendit të katërt, të cilët janë të dy katër pikë mbi ta.
Dhelprat janë përfshirë në një betejë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria dhe pritet ta trajtojnë këtë ndeshje si një ndeshje që duhet fituar.
Ata janë në vendin e 19-të në renditje dhe një pikë pas Leeds United, skuadra mbi ta.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:
Leicester: Iversen; Pereira, Evans, Faes, Castagne, Soumare, Tielemans, Ndidi, Madison, Barnes; Vardy.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Jones, Fabinho, Henderson; Salah, Gapo, Diaz./Arbresh.info
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...