Në javën e 20-të u përballën katërshja e madhe e basketbollit të Kosovës, ku Peja mundi Sigal Prishtinën në udhëtim, derisa Trepça shënoi fitore ndaj Bashkimit, po ashtu në udhëtim.
Në fitoren e kampionëve të Kosovës ndaj prishtinasve, shkëlqeu Larry Thomas me 24 pikë, tetë kërcime e pesë asistime. Nga 24 pikë, 18 i realizoi për tre pikë, duke qenë i saktë gjashtë herë nga 11 tentime, përcjell Arbresh.info.
Myreon Jones i Vëllaznimit përballë Istogut, po ashtu kishte indeksin e ndeshjes 27, me 24 pikë e pesë kërcime. Për të është hera e parë që hyn në top 5.
Golden Eagle Ylli shënoi fitore të vlefshme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku u dallua Jalen Nesbitt me 22 pikë e gjashtë kërcime.
Mitrovicasit shënuan fitoren e 13-të radhazi në këtë edicion, dhe të 18-tën në përgjithësi, ku u dalluan dyshja vendore, Drilon Hajrizi dhe Mikaile Tmusiq. Hajrizi kishte 16 pikë e shtatë kërcime, derisa Tmusiq me14 pikë, katër kërcime dhe dy asistime./Arbresh.info/
Top 5
Larry Thomas (Peja) 24 pikë, 8 kërcime, 5 asistime, 27 indeksi
Myreon Jones (Vëllaznimi) 24 pikë, 5 kërcime, / asistime, 27 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 6 kërcime, / asistime, 25 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 16 pikë, 7 kërcime, / asistime, 17 indeksi
Mikaile Tmusiq (Trepça) 14 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 15 indeksi
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...